Ka përfunduar në barazim 2-2 supersfida e javës së 31-të të Serisë A mes Milanit dhe Fiorentinës, një ndeshje që fatkeqësisht është ndikuar nga vendimet e gabuara të gjyqtarit Taljavento i cili ka penalizuar lojën me vendimet e tij.
Takimi ka qenë shumë i bukur që në fillimin e tij, me kuqezinjtë që shënojnë të parët me anë të Montolivos dhe i afrohen shumë golit të dytë. Por në minutat e fundit të pjesës së parë, Taljavento e tepron me një karton të kuq të panevojshëm ndaj Tomoviç, duke lënë ekipin vendas me 10 lojtarë dhe duke bërë që takimi të bëhej shumë i nervozuar.
Për më tepër, në tribuna shpërthejnë protestat e tifozëve, të cilët detyrojnë edhe Adriano Galianin të largohet nga vendi i tij për të evituar hedhjen e sendeve, nga e cila mbet i plagosur në sy truproja e administratorit të Milanit. Nën një atmosferë të tillë është zhvilluar pjesa e dytë, ku Milani ka gjetur edhe golin e dytë me anë të Flamini dhe mendohej se po merrte një fitore të lehtë.
Por nga ai moment zgjohet Fiorentina që shfaq një forcë të jashtëzakonshme karakteri dhe me anë të penalltive të Ljajiç e Pizarro, (e para e dyshimtë) arrin të barazojë ndeshjen brenda pak minutash. Vendasit e mbyllin ndeshjen në sulm, por në kohën shtesë, gjyqtari Taljavento gabon përsëri, këtë radhë në favor të Fiorentinës, duke mos dhënë një penallti për Milanin pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Ronkalja.
Barazimi nuk ka ndryshuar diferencën prej 6 pikësh që gjendet mes dy skuadrave, të cilat luftojnë për të luajtur në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 31 / Rezultatet
Fiorentina-Milan 2-2
66’ (p) Ljajiç, 73’ (p) Pizarro / 14’ Montolivo, 62’ Flamini
Katania-Kaljari 0-0
Udineze-Kievo 3-1
20’, 25’ Di Natale, 85’ Benatia / 35’ Pap
Sampdoria-Palermo 1-3
43’ Munari / 35’ Von Bergen, 50’ Iliçiç, 56’ Garcia
Siena-Parma 0-0
Klasifikimi: Juventus 71 pikë; Napoli 59; Milan 58; Fiorentina 52; Lacio 50, Inter 50; Roma 47; Katania 46; Udineze 45; Kaljari 39, Parma 39; Bolonja 37; Sampdoria 36, Torino 36; Kievo 35; Atalanta 34; Xhenoa 27, Palermo 27, Siena 27; Peskara 21. (Penalizime: Atalanta -2, Sampdoria -1, Siena -6, Torino -1).
Sunday, 07 April 2013 17:41