Një nga miqtë e Oskar Pistorius ka paralajmëruar se atleti paralimpik është “shumë pranë vetëvrasjes”, ndërsa ka filluar të shesë të gjitha pasuritë e tij, përfshirë edhe disa kuaj garash, për të përballuar shpenzimet e gjyqit ku akuzohet për vrasjen me paramendim të së dashurës së tij, Riva Stenkamp.
Miku i ngushtë i tij, Majk Azi, ka treguar dëshpërimin e Pistorius, i cili në këto momente po mendon vetëm si të mbledhë sa më shumë para për gjyqin dhe është i dëshpëruar për mënyrën se si kanë rrjedhur gjërat në jetën e tij.
“Ai gjithmonë e përmend Riva dhe na thotë të lutemi për të dhe familjen e saj. Duhet ta kuptoni të gjithë se ne jemi shokët e tij dhe duam ta mbrojmë atë. Atij i ka ikur besimi në vetvete dhe këtë e kupton nga toni i zërit. Ai duket si një njeri që po ecën rreth e rrotull pa e ditur se ku do të përfundojë”.
“Vetëm nga biseda me të mund të them se ai është një njeri i dëshpëruar dhe do të shkoja deri aty sa të konfirmoja se ai është shumë pranë vetëvrasjes. Kjo situatë më shqetëson shumë”, tha Azi për mikun e tij në një dokumentar të prodhuar nga BBVC.
Sipas gazetarëve të këtij dokumentari, policia afrikano-jugore tani po dëgjon të gjitha telefonatat e shkëmbyera mes Pistorius dhe Stenkamp në ditën kur atleti e qëlloi atë me armë në vilën e tij, ndërsa pretendonte se e kishte ngatërruar me një hajdut që i kishte hyrë në shtëpi. (LajmeShqip.com)
Monday, 11 March 2013 10:02