Oskar Pistorius ka fituar lirinë me kusht deri me datën 4 qershor, kur do të fillojë gjyqi kundre tij. Gjykatësi Desmond Nair ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse të atletit që akuzohet se ka vrave me dashje të dashurën e tij. Riva Stenkamp, në ditën e Shën Valentinit, duke caktuar shumën 85 mijë euro për lirimin e tij.
Sipas gjykatësit, nuk ekziston rreziku i arratisjes së sportistit dhe as ai i “ndotjes” së provave të kësaj ngjarje që është bërë publike edhe në detajet më të vogla.
Atleti paralimpik duhet të paraqitet çdo ditë në komisariatin e policisë për të vërtetuar se është ende në Afrikën e Jugut, duhet të dorëzojë pasaportën e tij, të gjitha armët që zotëron, si dhe duhet të qëndrojë larg aeroporteve.
Ai nuk mund të konsumojë alkool apo drogë, nuk mund të ketë kontakte me dëshmitarët, do të jetë gjithmonë nën vëzhgim, ndërsa duhet të lajmërojë autoritetet policore për çdo lëvizje të tij, duke kërkuar leje të veçantë nëse do të largohet nga Pretoria.
Përveç të tjerave, atleti duhet të ketë gjithmonë një telefon me vete, në të cilin mund të kontaktohet në çdo moment të ditës, të mos akuzohet gjatë kësaj periudhe për dhunë ndaj grave. Ai nuk mund të kthehet as në shtëpinë e tij, e cila tashmë cilësohet skenë krimi, as të ketë kontakte me rezidentët ë zonës, me përjashtim të familjes Stander që janë miq të tij të ngushtë.
Gjyqi i mirëfilltë do të fillojë pikërisht me 4 qershor, ku Pistorius do të përballet me akuzat e vrasjes me dashje, duke rrezikuar burgimin e përjetshëm. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 February 2013 18:31