Roma ka vendosur t’i bëjë një nder skuadrave që luftojnë për titullin kampion duke ndaluar Juventusin në ndeshjen e luajtur në “Olimpiko”, pasi ka mundur bardhezinjtë me rezultatin 1-0.
Pas një pjëse të parë pas shumë emocione, ndeshja është ndezur në pjesën e dytë, pas golit të Françesko Totit që ka lëshuar një predhë të pakapshme për Bufon. Pavarësisht tentativave të bardhezinjve për të barazuar rezultatin në minutat e mbetura, ata nuk kanë arritur të vënë në vështirësi kryeqytetasit që duket se më në fund kanë gjetur disi ekuilibrin që i mungonte lojës së tyre gjatë periudhës që drejtoheshin nga Zdenek Zeman.
Pas kësaj humbje, Juventusi vazhdon të kryesojë i vetëm kampionatin, por Napoli që i ndjek nga afër ka mundësinë të shkurtojë diferencën në 2 pikë nëse arrin të fitojë nesër me Sampdorian. Për më tepër, edhe skuadra si Inter e Lacio kanë mundësinë të shkurtojnë diferencën me bardhezinjtë që duket se po ndjejnë disi trysninë e përfaqësimit në dy aktivitete njëkohësisht. (LajmeShqip.com)
Saturday, 16 February 2013 22:56