Francisko Aguanell Neto është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, një ditë para se të shfaqej para gjykatës për të dëshmuar rreth “Operacion Puerto”. Doktor Neto ishte mjeku ligjor i cili kishte vizituar Hesus Manzano, dëshmitarin kyç të këtij gjyqi të famshëm.
Ashtu siç ka bërë të ditur avokati i Manzanos, Neto është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij pasi ka pësuar një atak kardiak që e ka lënë të vdekur në vend.
Manzano, i përfshirë në proces, pritej të dilte edhe ai para gjyqit gjatë ditës së nesërme për të folur kundër doktorit Eufemiano Fuentes që drejtonte klinikën, duke e akuzuar për krime kundër shëndetit. Këto akuza janë ato që mendohet se mund të dërgojnë në burg për një periudhë më të gjatë doktorin e famshëm spanjoll.
Neto kishte vizituar ish-çiklistin në dhjetor duke konstatuar se ky i fundit kishte probleme të rënda shëndetësore që ishin pasojë e përdorimit të substancave të palejuara që i injektonte Fuentes. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 12 February 2013 17:26