Bajer Leverkusen ka ruajtur vendin e dytë në Bundesligë falë barazimit pa gola në fushën e Fraiburgut, por nuk ka arritur të vërë nën presion Bajern Mynih që luan nesër, pasi me këtë pikë të marrë thjesht i jep mundësinë bavarezëve që të shtojnë diferencën në rast fitoreje.
Në një ndeshje shumë të ekuilibruar, kanë qenë vendasit që kanë krijuar më shumë raste dhe kanë arritur të neutralizojnë dyshen e sulmit të Leverkusen, Kisling-Shurle. Në fund, Leverkusen ka marrë një pikë që për momentin i lejon të qëndrojnë sipër Borusia Dormtund në luftën për vendin e dytë në klasifikim.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Eintraht Frankfurt ndaj Hofenhaim me të parët që tashmë janë të katërtit në renditje dhe shpresojnë që pas këtij sezoni magjik të kualifikohen në Kupat e Evropës, ndërsa të dytit tashmë janë të përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 19 / Rezultatet
Borusia M’gladbah-F. Dyseldorf 2-1
6’ (ag) Huanan, 14’ Herrman / 50’ (p) Shahin
Hanover-Volfsburg 2-1
3’ Abdellaoue, 38’ Diuf / 46’ Madlung
Augsburg-Shalke 0-0
Grojter Fyrth-Mainz 0-3
53’, 84’ Szalai, 65’ Malli
Eintraht Frankfurt-Hofenhaim 2-1
35’ Lanig, 67’ Aigner / 65’ Voland
Fraiburg-Bajer Leverkusen 0-0
Saturday, 26 January 2013 21:21