|
|
Wednesday, 23 January 2013 22:57 Suonsi ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Ligës në Angli pasi ka kaluar në gjysmëfinale ekipin e Çelsit. Ekipi uellsian ia ka dalë me sukses të mbyllë 0-0 ndeshjen e kthimit, aq sa mjaftonte pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, për të siguruar finalen ku janë favoritë, pasi vihen përballë skuadrës së kategorisë së katërt angleze, Bradford.
Edhe pse Benitez vendosi të hidhte nga minuta e parë në fushën e lojës Demba Ba, duke ulur në stol Fernando Torres, manovra ofensive e Çelsit nuk funksionoi siç duhet. Ndonëse londinezët dominuan në lojë, ata e kishin shumë të vështirë të çanin mbrojtjen e ngjeshur të Suonsi që mendonte për të ruajtur rezultatin e sfidës së parë.
Çdo rreze shprese e londinezëve u shua në minutën e 81-të, kur Eden Hazard u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti aspak të këndshëm ndaj një prej fëmijëve që mbledhin topat. Duke dashur të marrë topin me shpejtësi nga djaloshi që qëndronte në krah të fushës, Hazard u përplas me të dhe më pas tentoi ta godiste me shkelm, duke bërë që gjyqtari të nxirrte nga xhepi menjëherë kartonin e kuq.
Suonsi tashmë ka mundësinë jo vetëm të shkojë për herë të parë në finalen e një Kupe prestigjioze, por edhe të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League në sezonin e ardhshëm nëse triumfon përballë Bradford. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »