|
|
Wednesday, 31 October 2012 23:30 Çelsi ka arritur të hakmerret pjesërisht për humbjen e fundjavës në kampionat duke eliminuar Mançester Junajtid nga League Cup. Londinezët kanë fituar një takim të çmendur me rezultatin 5-4, ku ka patur emocione në çdo sekondë të 120 minutave të luajtura, pasi për të përcaktuar fituesin janë dashur kohët shtesë.
Në një ndeshje ku në radhët e të dy skuadrave kishte shumë lojtarë që zakonisht janë rezerva, ka qenë Mançester Junajtid që ka bërë një fillim më të mirë, duke arritur të mbyllë pjesën e parë me rezultatin 2-1. Barazimit të përkohshëm të Kahill në fillimin e pjesës së dytë iu përgjigj menjëherë Nani i cili vendosi përsëri avantazhin për skuadrën e tij dhe dukej se skuadra e Ferguson po shkonte drejt një tjetër suksesi në Londër.
Por një gabim i mbrojtësit Uoton bën që Çelsi të fitojë penallti në minutën e 3-të shtesë të takimit dhe Hazard transformon me saktësi nga pika e bardhë për të vendosur barazimin dhe për të çuar skuadrat drejt kohëve shtesë. Aty është Çelsi që tregohet më e freskët dhe Starrixh e Ramires shënojnë dy herë për skuadrën e Di Mateos, ndërsa Gigs shkurton distancën me penalltinë e tij në minutën e 120. Por ndeshja mbyllet 5-4 dhe Çelsi hakmerret disi për atë humbje mes polemikash në fundjavën që kaloi.
Ndërkohë, nga ky turne është larguar edhe fituesi në fuqi, Liverpuli, që është mundur me rezultatin 3-1 nga Suonsi, edhe pse ndeshja luhej në “Anfild”. Një tjetër ekip i madh që i ka dhënë lamtumirën trofeut është Totenhem, i mundur 2-1 nga Noruiç. (LajmeShqip.com)
League Cup
Rezultatet
Noruiç-Totenhem 2-1
84’ (ag) Vertongen, 87’ Xhekson / 66’ Beil
Çelsi-Mançester Junajtid 5-4
31’ (p) David Luiz, 52’ Kahill, 90’+4’ (p) Hazard, 97’ Starrixh, 116’ Ramires / 22’, 120 (p) Gigs, 43’ Hernandez, 59’ Nani
Liverpul-Suonsi 1-3
76’ Suarez / 34’ Çiko, 72’ Daier, 90’ De Guzman
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »