|
|
Wednesday, 12 December 2012 11:29 Kriza e Arsenalit nuk ka fund në këtë pjesë të parë të sezonit, ndërsa dje “topçinjtë” kanë përjetuar një tjetër poshtërim, pasi janë eliminuar në çerekfinalet e Kupës së Ligës, nga një ekip i kategorisë së katërt angleze, Bradford.
Ndonëse lojtarët e hedhur në fushë si titullarë nga Venger kishin kushtuar në total 66.8 milion paund në krahasim me vetëm 7500 paund që kishin kushtuar lojtarët kundërshtarë, këta të fundit kanë qenë protagonistët e vërtetë të ndeshjes, duke dominuar përballë emrave të njohur si Sanja, Mertesaker, Uilshair, Kazorla apo Podolski.
Bradford shënoi golin e avantazhit në minutën e 16-të me Tompson dhe kishte disa raste për të dyfishuar shifrat. Në minutën e 88-të, Vermalen arriti të barazonte rezultatin, duke çuar ndeshjen në kohën shtesë ku asnjë prej dy skuadrave nuk arriti të shënonte.
Me penallti kaloi Bradford, falë gabimeve nga pika e bardhë të Kazorla, Çamakh dhe Vermalen, duke i sjellë klubit një humbje turpëruese përballë një ekipi modest që as nuk e priste një rezultat të tillë dhe mundësinë për të shkuar në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »