|
|
Thursday, 17 January 2013 12:04 Barcelona nuk ka arritur të përsëritë në Kupën e Mbretit formën e shfaqur në kampionat ndaj Malagas, pasi është ndalur në një barazim 2-2 nga kjo e fundit. Edhe pse katalanasit ishin favoritë për të fituar ndeshjen, pasi kishin mundur Malagan 3-1 në fundjavë në kampionat me një paraqitje mbresëlënëse, para tifozëve të tyre nuk kanë arritur të bëjnë të njëjtën gjë.
Në fakt ishte Malaga që i rezistoi sulmeve fillestare të Barcelonë dhe tronditi vendasit duke gjetur e para avantazhin në minutën e 25-të me anë të Iturra, i cili i vodhi topin Tiago Alkantarës dhe mposhti Pinton. Por vetëm 3 minuta më vonë, Lionel Mesi tregoi aftësitë e tij jo vetëm në driblim, por edhe në markim, duke i vjedhur topin mbrojtësit Uelington dhe duke mposhtur Kamenin. Katalanasit mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1 falë golit të Pujol, i cili vendosi epërsinë për vendasit me një gjuajtje me kokë pas një goditje këndi.
Por në pjesën e dytë, Malaga rriti nivelin e lojës duke vënë në vështirësi disa herë Barcelonën. Edhe pse miqtë mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Monreal kur mbeteshin dhe 15 minuta lojë, ata nuk u dorëzuan, duke kërkuar me ngulm barazimin, të cilin e arritën në minutën e 90-të me Ignacio Kamaço.
Rezultati 2-2 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ku Barcelona duhet medoemos të fitojë në fushën kundërshtare për të vazhduar në këtë turne. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »