|
|
Friday, 11 January 2013 09:25 Barcelona ka regjistruar goleadën e radhës duke mundur me rezultatin 5-0 skuadrën e Kordoba në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, për të kaluar qetësisht në turin e ardhshëm të turneut.
Ndeshja në “Kamp Nou” nuk ka pasur shumë histori, falë edhe faktit se katalanasit kishin triumfuar 2-0 në sfidën e parë në fushën kundërshtare. Avantazhi i Barcelonës ka ardhur në minutën e 17-të, kur Tiago Alkantara ka shënuar golin e parë. Më pas, ishte David Vija që u bë protagonist me dy gola shumë të shpejtë, në minutat 21 dhe 26, duke treguar se nuk ka humbur nuhatjen para portës, ndonëse përdoret me pikatore nga katalanasit në këtë sezon.
Në pjesën e dytë, tabloja nuk ndryshon, me Aleksis Sançez që është tashmë autor i një tjetër dygolëshi në minutat 55 dhe 85 për të rrumbullakosur rezultatin e ndeshjes në 5-0.
Ky sukses bën më tepër përshtypje edhe për faktin se në radhët e katalanasve ishin lënë pushim lojtarë si Mesi, Iniesta, Ksavi e Pedro, ndërsa mungonte edhe Tito Vilanova në pankinë.
Në turin tjetër, Barcelona do të përballet me skuadrën e Malaga. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »