|
|
Wednesday, 09 January 2013 23:29 Juventusi ka fituar supersfidën e çerekfinaleve të Kupës së Italisë ndaj Milanit pas 120 minutash të ethshme, duke siguruar përballjen gjysmëfinale me Lacion. Në një takim mjaft emocionues, dy skuadrat kanë shpalosur një lojë mjaft të kënaqshme, që ka argëtuar dhe i ka dhënë më tepër vlerë këtij turneu i cili duket se ka rifituar popullaritet mes skuadrave të mëdha.
Ndeshja ka filluar nën ritmin e Milanit, që nuk ka vonuar për të gjetur golin që në minutën e 6-të me një aksion perfekt, të finalizuar nga i zakonshmi El Sharaui. Por reagimi i bardhezinjve nuk vonon dhe goli i barazimit vjen në minutën e 12-të, me autor Xhovinkon, i cili transformon në mënyrë perfekte një goditje dënimi.
Më pas, ndeshja dhuron emocione dhe raste nga të dy skuadrat, por asnjëra nuk arrin të gjejë rrjetën, edhe për shkak të ndërhyrjeve të sakta të Storarit nga njëra anë e Amelias në krahun tjetër. Si rrjedhojë, takimi shkon drejt kohëve shtesë.
Pikërisht në minutën e 5-të të shtesës së parë, Vuçiniç arrin të mposhtë Amelian me një devijim vendimtar duke siguruar avantazhin 2-1 për Juventusin, që do të jetë më pas rezultatin përfundimtar i ndeshjes, pasi bardhezinjtë i rezistojnë furisë së miqve për të mbyllur takimin me një fitore dhe me kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »