|
|
Wednesday, 17 April 2013 23:02 Interi do të mbyllë edhe këtë sezon pa një trofe, pasi është eliminuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë nga Roma. Në atë që është cilësuar si “sezoni i mallkuar” nga vetë trajneri Stramaçioni, zikaltërit kanë treguar se nuk kanë forca të përballen me ekipet më të mira italiane, pasi kanë një mungesë të theksuar lojtarësh për shkak dëmtimesh.
Kjo gjë është vënë re më së miri në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, ku zikaltërit kaluan të parët në avantazh me Xhonatan, duke ngjallur shpresën e kualifikimit te skuadra e tyre, pasi falë rezultatit 2-1 në ndeshjen e parë ishin ato që kalonin turin me rregullin e golit në fushën kundërshtare.
Por pastaj lodhja e lojtarëve që prej kohësh luajnë në çdo aktivitet ka bërë të vetën dhe Interi nuk ka pasur forcë të reagojë ndaj Romës. Handanoviç ka shpëtuar dy herë portën në pjesën e parë, por në pjesën e dytë edhe ai nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj dy golave të Destro dhe një të Torosidis që kanë përmbysur rezultatin në 3-1 për verdhekuqtë. Goli i Alvarez ka shërbyer vetëm për statistikën përfundimtare të humbjes 3-2, pasi Interi nuk ka pasur forcën e duhur për të reaguar dhe për të kërkuar qoftë edhe një rezultat pozitiv.
Në finalen e Kupës së Italisë, Roma do të ndeshet me Lacion, në derbin e kryeqytetit italian. Ndërkohë, duhet theksuar se te Interi tashmë kanë filluar edhe kontestimet e tifozëve, të cilët kanë dalë hapur kundër drejtuesve me parullat që kanë shpalosur në stadium. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »