|
|
Friday, 07 December 2012 10:37 Ndeshja e Kupës së Amerikës së Jugut mes Tigre dhe Sao Paolo degjeneroi në një seri ngjarjesh absurde vetëm pas pak minutash lojë, duke dhuruar atë që mund të quhet pa frikë simulimi i vitit.
Në minutën e 13-të të ndeshjes, një përplasje në mesfushë solli debat mes lojtarëve. Sulmuesi i Sao Paolos, Luis Fabiano, u mundua të mbante kundërshtarin e tij të Tigre, Alehandro Donati larg shokut të skuadrës. Pasi Donati e tërhoqi nga krahu, Luis Fabiano u mundua të godiste me shkelm, por pa sukses.
Ndonëse braziliani as që nuk e preku futbollistin kundërshtar, ky pas disa çastesh rrëzohet në tokë sikur ta kishin goditur, në një skenë shumë humoristike. Gjyqtari, shumë pranë kësaj ngjarje, nuk vonoi të nxirrte karton të kuq si për gjestin antisportiv të Luis Fabianos, ashtu edhe për simulimin absurd të Alehandro Donati, duke lënë të dy skuadrat me 10 lojtarë. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »