|
|
Sunday, 02 December 2012 17:41 Ndeshjet e javës së 15-të të Serisë A kanë vazhduar me fitoret e thuajse të gjitha skuadrave të mëdha, ndonëse disa prej tyre nuk kanë shkëlqyer në ndeshjet respektive.
Shembulli konkret është Interi, që ka fituar 1-0 ndaj Palermos në një ndeshje të shëmtuar, pa shumë ide dhe pa shkëlqimin e zakonshëm. Skuadra e Stramaçionit ka vuajtur shumë për të krijuar raste para portës së mbrojtur nga Samir Ujkani, falë një rreshtimi të organizuar mirë nga Gasperini. Ndeshja është vendosur nga një autogol i pafat i Garsia i cili kthen në portën e tij një harkim të Ranokia, që i kanë dhënë tri pikë ndoshta të pamerituara skuadrës së Stramaçionit.
E shkëlqyer ka qenë ndeshja e Napolit, pasi jugorët, ndjekësit më të afërt të Juventusit kryesues, kanë mundur me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e Peskarës. Dy gola të Inler, dy të tjerë nga Kavani dhe një gol i Hamshik kanë zbukuruar ditën për napolitanët, të cilët mbeten një nga skuadrat që dhuron futbollin më të mirë në Itali.
Një fitore të rëndësishme 2-1 ka arritur edhe Lacio përballë Parmës, me Lorik Canën që është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes duke luajtur si mbrojtës qendre, pozicioni i ri në të cilin tashmë po aktivizohet më shpesh te ekipi kryeqytetas. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 15 / Rezultatet
Napoli-Peskara 5-1
9’, 78’ Inler, 15’ Hamshik, 58’ (p), 62’ Kavani / 18’ Bjarnason
Bolonja-Atalanta 2-1
16’ Diamanti, 70’ Gabiadini / 49’ Denis
Xhenoa-Kievo 2-4
40’ Said, 56’ Jankoviç / 14’ (p), 22’, 45’+1’ Paloski, 89’ Stoian
Inter-Palermo 1-0
73’ (ag) Garcia
Lacio-Parma 2-1
25’ Biava, 34’ Klose / 66’ Belfodil
Siena-Roma 1-3
25’ Neto / 63’, 90’+2’ Destro, 86’ Perrota
Udineze-Kaljari 4-1
33’ Pereira, 39’ Anxhella, 47’ Danilo, 65’ Paskuale / 80’ Desena
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »