|
|
Saturday, 01 December 2012 21:00 Ndeshja e shumëpritur mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund ka përfunduar në barazim 1-1, në një përballje mjaft interesante të këtyre dy skuadrave që rivalizojnë prej shumë vitesh.
Skuadrat kanë menduar më shumë të mbrohen gjatë pjesës së parë, sidomos Dortmund që luante në fushë kundërshtare dhe ishte i kënaqur edhe me barazimin. Avantazhi i bavarezëve do të vinte në minutën e 67-të me anë të Kros, pas një aksioni individual të shkëlqyer. Por pak minuta më vonë, është talenti Gëtze që vendos barazpeshën me një gol të jashtëzakonshëm pas një goditje nga këndi, pasi arrin të ndalë topin me gjoks dhe më pas ta dërgojë në rrjetë me një gjuajtje diagonale. Minutat e fundit janë një duel i gjatë mes sulmuesve të Bajernit dhe portierit Vaidenfeler, ku fitimtar del ky i fundit me pritjet e tij, për t’i siguruar një pikë kampionëve në fuqi.
Megjithatë, ky barazim në transfertë nuk mund të cilësohet një sukses për ekipin e Jurgen Klop që mbetet 11 pikë larg kryesuesve të kampionatit, të cilët për momentin rival më të afërt kanë Bajer Leverkusenin, 8 pikë larg tyre. “Aspirinat” fituan 1-0 ndaj Nyrenberg dhe tashmë duket se këtë sezon janë mes ekipeve që mund t’i krijojnë ndonjë problem Bajernit. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 15 / Rezultatet
Shalke-Borusia Mynshengladbah 1-1
85’ Draksler / 62’ De Kamargo
Bajer Leverkusen-Nyremberg 1-0
37’ Kiesling
Mainz-Hanover 2-1
10’ Myler, 89’ Szalai / 28’ Shulz
Augsburg-Fraiburg 1-1
9’ Verner / 29’ Shmid
Grojter Furth-Shtutgart 0-1
45’ Okazaki
Bajern Mynih-Borusia Dortmund 1-1
67’ Kros / 74’ Gëtze
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »