Bajern Mynih është treguar i pamëshirshëm me Hanoverin, duke mundur 5-0 një prej skuadrave që në vitet e fundit i ka krijuar gjithmonë probleme.
Skuadra e Jup Heinkes ka dominuar plotësisht takimin dhe ka gjetur rrjetën me Martinez, Kros, Riberi, Dante dhe të riaftësuesin Mario Gomez që ka humbur të gjithë pjesën e parë të sezonit për dëmtim. Bavarezët që pas javës së 13-të kanë krijuar një distancë të frikshme prej 9 pikësh me ndjekësin më të afërt, që tashmë është Borusia Dortmund.
Kampionët në fuqi kanë fituar 2-1 në fushën e Mainz falë golave të Reus e Levandovski dhe kanë përfituar nga barazimi mes Shalke dhe Eintraht Frankfurt për t’u bërë ndjekësit kryesorë të Bajern Mynih, ndonëse distanca që duhet të rikuperojnë ndaj bavarezëve është shumë e madhe. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 13 / Rezultatet
Bajern Mynih-Hanover 5-0
3’Martinez, 24’ Kros, 37’ Riberi, 63’ Dante, 65’ Gomez
Grojter Fyrth-Nyremberg 0-0
Mainz-Borusia Dortmund 1-2
4’ Kalixhiuri / 11’ Reus, 43’ Levandovski
Shalke-Eintraht Frankfurt 1-1
11’ Huntelar / 13’ Aigner
Volfsburg-Verder Bremen 1-1
64’ Dost / 35’ Arnautoviç
Saturday, 24 November 2012 21:57