|
|
Saturday, 17 November 2012 22:57 Milani ka marrë një barazim të rëndësishëm 2-2 në fushën e Napolit falë talentit të jashtëzakonshëm të Stefan El Sharauit, gjithnjë e më shumë ylli i kësaj skuadre. Futbollisti 20 vjeçar ka shënuar të dy golat që kthyen një humbje 2-0 në një barazim mëse të merituar për kuqezinjtë që treguan sinjale të qarta përmirësimi.
Ndeshja nisi në favor të Napolit vendas, që shënoi dy herë me anë të Inler dhe Insinje, duke entuziazmuar tifozerinë vendase, e cila priste një goleadë nga skuadra që këtë vit synon të jetë pretendonte për titull. Por ashtu siç ka ndodhur shpesh në këtë kampionat, me kalimin e minutave, Napoli lëshon terren dhe nga kjo përfiton Milani që imponon lojën e vet dhe gjen dy golat që i nevojiten për të dalë nga “San Paolo” me një pikë shumë të vlefshme.,
“Ekzekutuesi” është gjithnjë e i njëjti, Stefan El Sharaui, i cili me golat e tij ka bërë të harrohet disi Zlatan Ibrahimoviç si dhe ka lënë në hije plotësisht sulmuesit e tjerë të skuadrës si Pato, Robinjo e Bojan, ndonëse në fillim të sezonit planifikohej të ishte vetëm alternativë e tyre dhe të niste çdo ndeshje nga stoli. Tashmë 20 vjeçari ka regjistruar 10 gola në Serinë A, ndërsa ajo që është më e rëndësishme, ka shpëtuar përsëri trajnerin Alegri.
Në ndeshjen tjetër të luajtur të shtunën, Juventusi ka barazuar pa gola në fushën e vet përballë Lacios. Bardhezinjtë kanë dominuar tërësisht ndeshjen, të cilën e kanë mbyllur me 21 gjuajtje në portë, por pa arritur të kalojnë Marketin i cili ka pritur çdo top që fluturonte drejt kuadratit të tij. Në rastin e vetëm kur portieri i Lacios nuk arriti të bënte mrekulli, u ndihmua edhe nga fati pasi një gjuajtje e Bonuçit u ndal nga traversa.
Gjithsesi, Juventus vazhdon të kryesojë i vetëm renditjen e Serisë A sido që të ndahen takimet e të dielës. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »