Bajern Mynih është ndalur nga Nurembergu në derbin e Bavarisë por ndjekësit më të afërt të skuadrës bavareze nuk kanë përfituar, pasi Shalke është mundur nga Leverkusen.
Mario Manxhukiç i siguroi një fillim të mirë ndeshjes së Bajernit duke kaluar skuadrën e tij në avantazh që në minutën e 3-të, por Nyrembergu arriti të qëdnronte në lojë dhe të rivalizonte denjësisht. Një ish-mesfushor i Bajernit, Markus Foulner ishte ai që barazoi ndeshjen me golin e tij në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhënë një pikë të merituar vendasve.
Hapa para në renditje ka bërë Borusia Dortmund, e cila ka gjetur më në fund pak nga ai shkëlqimi i sezonit të kaluar, të cilin në fakt e ka shfaqur në këtë edicion me sukses vetëm në Ligën e Kampioneve. Dy gola të Levandovski dhe një gol i Gëtze mjaftuan për të likuiduar 3-1 skuadrën e Grojter Furth, që është kandidatja kryesore për të rënë nga kategoria në këtë sezon.
Një fitore domethënëse ka qenë ajo e Bajer Leverkusen përballë Shalkes, ku dy yjet e ekipit, Shurle dhe Kisling, gjetën të dy rrugën e rrjetës dhe afruan skuadrën e tyre me vendet e kreut, pasi tashmë Bajer mban vendin e 5-të në renditje. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 11 / Rezultatet
Borusia Dortmund-Grojter Fyrth 3-1
3’, 15’ (p) Levandovski, 42’ Gëtze / 5’ Shtiber
Borusia Mynshengladbah-Shtutgart 1-2
7’ Shtranzl / 8’ harnik, 72’ (ag) Brouers
Hanover-Fraiburg 1-2
33’ (p) Abdellaue / 11’ Shmid, 55’ Rosental
Nyremberg-Bajern Mynih 1-1
46’ Foulner / 3’ Manxhukiç
Hamburg-Mainz 1-0
63’ Heung-Min Son
Eintraht Frankfurt-Augsburg 4-2
7’ (ag) Molders, 32’ Aigner, 52’, 75’ (p) Maier / 45’ Ja-Çeol Ko, 64’ Molders
Bajer Leverkusen-Shalke 2-0
45’ Shurle, 67’ Kisling
Saturday, 17 November 2012 21:29