|
|
Friday, 16 November 2012 14:27 Besart Berisha e ka mbajtur premtimin për të shënuar gol përballë idhullit të fëmijërisë së tij, Alesandro Del Piero. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në suksesin 4-2 të Brisbein ndaj Sidneit ku luan futbollistit italian, ndërsa ka shënuar golin e fundit të sfidës me një aksion spektakolar që ka çuar në këmbë publikun vendas.
Ndeshja u bë mjaft entuziazmuese, me gola nga të dy skuadrat, ndërsa pikërisht Del Piero shënoi dy herë për skuadrën mike, duke çuar rezultatin e sfidës në 3-2.
Por për të zgjidhur situatën mendoi Berisha i cili i ka dhënë qetësinë skuadrës së tij me një gol të jashtëzakonshëm, duke treguar teknikë në driblimi, për të kaluar me radhë mbrojtësit kundërshtarë dhe për të dërguar topin në rrjetë.
Ky ishte goli i katërt i sulmuesit shqiptar, i cili në edicionin kaluar u shpall golashënuesi më i mirë në Australi, por disa probleme fizike nuk e kanë lënë të shfaqet në formën më të mirë në këtë fillim sezoni, fakt që është ndjerë edhe nga skuadra e cila është në vendin e 6-të në renditje. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »