Skiatorja e famshme amerikane, Lindsei Von, është shtruar në spital në Kolorado, por zëdhënësi i saj për shtyp nuk ka dhënë asnjë shpjegim më tepër se “dhimbje të forta në stomak”.
Von nuk është stërvitur që nga data 27 tetor dhe trajneri i saj, Hainz Hamerle, tha për “Associated Press” se skiatorja ka patur dhimbje të vazhdueshme, si pasojë e të cilave ka bërë vizita të shpeshta në spital, por asnjëherë nuk është shtruar për të kaluar natën aty.
“Nuk ka asnjë lajm të saktë rreth kësaj ngjarje, ndaj jemi disi të shqetësuar. Kjo situatë nuk është e mirë”, deklaroi Rainer Salzberger, drejtori i garave i Head, kompanisë që sponsorizon Von.
Skiatorja amerikane renditet ndër më të mirat në historinë e këtij sporti dhe pavarësisht një karrierë të mbushur me dëmtime e incidente, ajo deri tani ka fituar dy medalje olimpike dhe 4 Kupa Bote.
Vetëm një muaj më parë, ajo i kërkoi Federatës Ndërkombëtare që të lejohej të garonte me meshkujt në garën e Leik Luiz, por kërkesa e saj u refuzua. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 November 2012 09:37