Lindsei Von nuk do të mund të garojë me meshkujt. Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS), ka vënë veton mbi një iniciativë të tillë, duke i ndaluar kampiones amerikane të skive që të marrë pjesë në garën e fundit të nëntorit në Leik Placid, ashtu siç kishte kërkuar ajo.
Ndonëse iniciativa e Von ishte mbështetur edhe nga federata e vendit të saj, FIS mendon se ajo është thjesht çështje promocionale me qëllimi fitimi financiar dhe nuk bëhet fjalë për aktivitet të mirëfilltë sportiv. Për këtë arsye u vendos që të refuzohej kërkesa e skiatores që ka dominuar garat e skive të femrave në vitet e fundit.
Megjithatë, është vendosur që Von mund të marrë pjesë në garë nëse dëshiron si “prezantuese e pistës”, duke zhvilluar rrëshqitjen e parë, para se të fillojnë garën meshkujt. Gjithsesi, koha e saj nuk do të homologohet dhe nuk do të ketë mundësi krahasimi me atletët meshkuj që do të zbresin në pistë pas saj. (LajmeShqip.com)
Monday, 05 November 2012 09:20