|
|
Sunday, 04 November 2012 19:02 Napoli ka gabuar ndeshjen e dytë radhazi, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Torinon, për të humbur mundësinë për t’iu afruar më shumë Juventusit kryesues.
Skuadra e Mazarrit ka kaluar në avantazh me Kavanin që në minutën e 7-të të ndeshjes, ndërsa dukej se do të shkonte qetësisht drejt një suksesi. Por Torino është treguar kockë e fortë e jo vetëm i ka rezistuar napolitanëve, por ka gjetur edhe golin e barazimit me Sansone në minutat shtesë të ndeshjes.
Në barazim 1-1 ka përfunduar edhe sfida mes Bolonjas e Udinezes, më të këtë të fundit që nuk arrin të shfaqet ende në nivelet e sezoni të kaluar dhe për momentin është larg skuadrave të kreut të renditjes.
Hapa para në renditje ka bërë vetëm Fiorentina, e cila ka fituar 4-1 me Kaljarin dhe tashmë është në vendin e katërt, pasi ka zbuluar se binomi Jovetiç-Toni funksionon mrekullisht dhe po jep frytet e veta. Skuadra e drejtuar nga Montela ia ka rrëmbyer këtë pozicion në renditje Lacios, që është turpëruar 4-0 në fushën e Katanias, duke shfaqur probleme të mëdha në të gjitha repartet, ndonëse mangësia më e dukshme ishte ajo e repartit të sulmit ku nuk u aktivizua Klose. (LajmeShqip.com)
Seria A
Java 11 / Rezultatet
Peskara-Parma 2-0
49′ Abruskato, 90’+3′ Ueis
Bolonja-Udineze 1-1
46′ Diamanti / 73′ Di Natale
Katania-Lacio 4-0
9′, 29′ Gomez, 25′ (p) Lodi, 69′ Barrientos
Fiorentina-Kaljari 4-1
14′ Rodriguez, 50′ Jovetiç, 54′ Toni, 85′ Kuadrado / 43′ Kasarini
Napoli-Torino 1-1
7′ Kavani / 90’+2′ Sansone
Sampdoria-Atalanta 1-2
51′ Mareska / 2′ Bonaventura, 76′ De Luka
Siena-Xhenoa 1-0
55′ Paçi
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »