Lionel Mesi është bërë dje pasdite baba për herë të parë në jetën e tij, pasi partnerja e tij, Antonela, rreth orës 17:15 lindi vogëlushin Tiago. Mesi ka qenë i pranishëm gjatë lindjes së djalit të tij dhe nuk e ka fshehur entuziazmin për këtë ngjarje të veçantë në jetën e tij.
“Sot jam njeriu më i lumtur në botë, lindi djali im. Falënderoj Zotin për këtë dhuratë! Falënderoj familjen time për mbështetjen! Një përqafim të gjithëve”, ishte postimi i tij i menjëhershëm në faqen zyrtare të Facebook.
Por adhuruesit e statistikave, menjëherë kanë zbuluar një të dhënë mjaft të veçantë, që ka lidhje si gjithmonë rivalin e madh të Lionel Mesit, Kristiano Ronaldon. I sapolinduri Tiago është 869 ditë më i vogël se Kristiano Ronaldo Xhunior, djali i lojtarit portugez.
Kjo shifër nuk do të ishte domethënëse nëse nuk do të vihej re se edhe Kristiano Ronaldo është 869 ditë më i madh se Lionel Mesi. Mos vallë ky është sinjali i parë i një rivaliteti familjar? (LajmeShqip.com)
Saturday, 03 November 2012 09:51