|
|
Wednesday, 31 October 2012 00:07 Arsenali ka kaluar nga një zhgënjim historik në një triumf të pabesueshëm në ndeshjen e 1/16 të League Cup kundër Riding. Të pranishmit në stadiumin “Madejski,”, ndonëse kanë parë skuadrën vendase të humbasë, kanë përjetuar një nga ndeshjet më të rralla të këtij turneu pasi Arsenali ka plotësuar një përmbysje të jashtëzakonshme duke fituar me rezultatin 7-5!
Në fakt, ekipi vendas dukej sikur po shkonte i qetë drejt turit tjetër, pasi kur kishin kaluar vetëm 37 minuta udhëhiqte me rezultatin e thellë 4-0. Një gol i Uollkot në shtesën e pjesë së parë dukej si një rreze shumë e dobët shprese për “topçinjtë”, por fjalimi i Venger në dhomat e zhveshjeve në pushimin e ndeshjes duket se ka bërë punë, pasi Arsenali ka arritur në pjesën e dytë të shënojë 3 gola të tjerë. Koscielni shënoi golin e 4-3 në minutën e 89-të, ndërsa Uollkot shënoi golin e barazimit të pabesueshëm në minutën e 6-të dhe të fundit shtesë të takimit.
Në shtesat e ndeshjes, Arsenali arriti të kalonte në avantazh me Çamakh, por rezultati u barazua nga Pogrebnjak, me ndeshjen që dukej se do të shkonte drejt penalltive. Por Uollkot dhe Çamakh kanë gjetur përsëri rrjetën në minutat e fundit, duke mbyllur këtë ndeshje me një përmbysje që do të kujtohet gjatë për rezultatin dhe mënyrën se si u arrit ai. (LajmeShqip.com)
League Cup
Rezultatet
Sandërlend-Midëllsborou 0-1
39’ MekDonald
Suindon-Aston Vila 2-3
78’, 81’ Storei / 30’, 90’ Benteke, 39’ Agbonlahor
Uigan-Bradford 0-0 (2-4P)
Lids-Sauthempton 3-0
35’ Tonge, 88’ Diuf, 90’+3’ (p) Bekio
Riding-Arsenal 5-7
12’ Roberts, 19’ (ag) Koscielni, 20’ Laigertvud, 37’ Hant, 115’ Pogrebnjak / 45’+2’, 90’+6’, 120’+1’ Uollkot, 64’ Zhirud, 89’ Koscielni, 103’, 120’+3’ Çamakh
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »