|
|
Tuesday, 30 October 2012 22:58 Milani ka arritur të marrë një pikë “me dhëmbë” ndaj Palermos në fushën e këtyre të fundit falë barazimit të luftuar 2-2 mes dy ekipeve. Kuqezinjtë e Alegrit janë gjendur në disavantazh të dy golave, por më pas kanë arritur të rikuperojnë, falë edhe një prove të jashtëzakonshme të Bojan i cili nuk ka shënuar, por ka qenë protagonist në golat e kuqezinjve.
Në fakt, Milani kishte dhënë sinjale luftë që në pjesën e parë, ndonëse Palermo e meritoi të mbyllte këtë pjesë lojë në avantazh falë një loje ofensive mjaft të mirë. Një penallti e Mikolit në minutën e fundit të pjesës së parë i dha skuadrës vendase avantazhin, ndërsa që në fillimin e pjesës së dytë vjen dyfishimi i rezultatit me anë të Brienza.
Fatmirësisht për Alegrin, Bojan i aktivizuar si zëvendësues, dhuron një nga paraqitjet e tij më të mira dhe bëhet protagonist duke zgjuar Milanin nga gjumi pas pësimit të golit të dytë. Një pasim i tij milimetrik i krijon mundësinë Montolivos të shkurtojë diferencën, ndërsa më pas spanjolli është rreziku kryesor i portës së Ujkanit. Portieri shqiptar është protagonisti negativ i Palermos në rastin e golit të dytë, pasi një grushtim i dobët i tij çon topin në këmbët e El Sharauit që nuk fal duke dërguar topin në rrjetë.
Ndeshja mbaron 2-2 dhe Milani duhet t’i kënaqet këtij rezultati pas ndeshjes së radhës me dy fytyra, ku kuqezinjtë shumë mirë mund të kishin dalë të mundur. Të paktën rezultatet pozitive nuk do të rifillojnë zërat për shkarkimin e trajnerit Alegri, ndonëse skuadra rrezikon që tani të mbetet shumë larg ekipeve që luftojnë për një vend në Kupat e Evropës. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »