Iniciativë e pabesueshme e kompanisë së basteve “Paddy Power” në Irlandë, e cila ka gjetur një zgjidhje mjaft origjinale për të bërë publicitet me fitoren mes polemikave të Juventusit në ndeshjen kundër Katanias.
Duke parë problemet që lindën nga gjykimi i këtij takimi me anulimin e një goli të rregullt të Katanias dhe akordimin e një goli në pozicion jashtë loje për Juventusin, kjo kompani irlandeze ka vendosur të paguajë fitimet edhe të atyre që kishin vënë bast për shenjat 1 dhe X në skedinat e tyre.
Më pak fjalë, kompania ka pranuar se po të mos ishin vendimet e gjyqtarëve, ndeshja mund të përfundonte si me fitoren e Katanias, ashtu edhe në barazim, ndaj është e drejtë që bastvënësit të marrin paratë që u takojnë.
Kjo traditë është ndeshur shpesh në vendet britanike gjatë viteve të fundit, ndërsa ka marrë emrin “Justice Payout” (Pagesa e drejtësisë), duke parashikuar pagesën e të gjitha basteve të vëna për një ndeshje të caktuar kur ka gabime të bujshme nga gjyqtarët e ndeshjeve. (LajmeShqip.com)
Monday, 29 October 2012 12:01