|
|
Sunday, 28 October 2012 21:37 Pas 8 fitoresh radhazi ka ardhur edhe humbja e parë në kampionat e Bajern Mynih, që është mundur 2-1 në shtëpi nga Bajer Leverkusen. Barvarezët e Heinkes kishin dominuar pa probleme gjatë këtij fillimi sezoni në Gjermani, por pikërisht vetëkënaqësia ka dhënë sinjalet e para të një krize për skuadrën që vazhdon të kryesojë e shkëputur Bundesligën.
Ndonëse bavarezët kanë krijuar raste në pjesën e parë, kanë qenë qenë kundërshtarët që kanë kaluar në avantazh të parët me Kisling para fundit të pjesës së parë, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Bajern. Me fillimin e pjesës së dytë, Bajerni zgjohet dhe fillon të krijojë raste të njëpasnjëshme, falë edhe aktivizimit të Shaqirit që u kthye në rrezikun numër 1 për mbrojtjen e Leverkusen.
Falë insistimit të bavarezëve vjen edhe goli i barazimit me anë të Manxhukiç në minutën e 77-të, por vetëm 6 minuta më vonë, Sam arrin të shënojë golin e fitores për miqtë falë një kundërsulmi, ku gjuajtja e tij me kokë devijohet në portën bavareze nga Boateng.
Kjo humbje thjesht ka prishur serinë pozitive të Bajern, që vazhdon të kryesojë i shkëputur kampionatin gjerman me 4 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt që është Shalke. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 9 / Rezultatet
Shtutgart-Eintraht Frankfurt 2-1
6’ Gentner, 84’ Ibisheviç / 67’ Maier
Bajern Mynih-Bajer Leverkusen 1-2
77’ Manxhukiç / 42’ Kisling, 87’ Sam
Hanover-Borusia Mynshengladbah 2-3
48’ Shlaudraf, 53’ Diuf / 70’ Alvaro Dominguez, 77’ Brouers, 79’ Arango
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »