|
|
Saturday, 27 October 2012 18:10 Borusia Dortmund ka arritur të fitojë ndeshjen e javës së 8-të të Bundesligës në transfertën e Fraiburgut, duke dalë nga kriza e rezultateve që e kishte mbërthyer kohët e fundit në kampionatin gjerman.
Kampionët në fuqi kanë fituar 2-0 falë golave të Subotiç e Gëtze, duke dhuruar një tjetër paraqitje të mirë pas asaj të mesjavës ndaj Real Madrid. Megjithatë, skuadra e Klop vazhdon të jetë e shkëputur ndjeshëm nga kreu i klasifikimit ku gjendet Bajern Mynih që luan nesër.
Në vendin e dytë, për momentin është ngjitur Shalke që ka fituar falë një goli të Farfan sfidën e vështirë ndaj Nyremberg. Ekipi i Gelsenkirshen për momentin duket i vetmi që mund të jetë në gjendje të rivalizojë me bavarezët për titullin kampion, pasi në këto javë të para ka patur një rritje të ndjeshme në lojë e rezultate.
Një sinjal mjaft pozitiv ka ardhur nga Volfsburgu që ka arritur të fitojë në transfertë 4-1 ndaj Fortuna Dyseldorf duke iu larguar vendit të fundit në tabelë pikërisht dy ditë pas largimit të trajnerit Magath. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 8 / Rezultatet
Shalke-Nyremberg 1-0
77’ Farfan
Fraiburg-Borusia Dortmund 0-2
54’ Subotiç, 83’ Gëtze
Mainc-Hofenhaim 3-0
21’, 46’, 64’ Szalai
Grojter Fyrth-Verder Bremen 1-1
8’ Edu / 44’ Petersen
Fortuna Dyseldorf-Volfsburg 1-4
71’ (p) Langenke / 50’, 64’ Dost, 53’ Oliç, 78’ (p) Diego
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »