Portieri më i mirë në botë gjatë viteve të fundit, italiani Xhanluixhi Bufon, ka treguar frikën e tij para çerekfinales me Anglinë: penalltitë. Ai nuk dëshiron më të shkojë në gjuajtjet nga pika e bardhë dhe për këtë arsye ka nxitur shokët e skuadrës të bëjnë maksimumin për të mbyllur gjithçka më përpara.
“Me Anglinë, secila prej skuadrave tona ka 50% mundësi për të kaluar. Do të jetë një ndeshje ku episodet do të bëjnë diferencën. Por të them të drejtën, dua të evitoj penalltitë. Tre herë më ka rastisur të vendos një ndeshje me 11-metërsha. Dy herë kam fituar dhe një herë jam mundur. Për të mirën e koronareve tona, do të preferoja që të mbyllej gjithçka më përpara”, ka treguar me humor ai.
“Ndeshja do të jetë shumë e ekuilibruar dhe nuk do të ketë favorite. Kjo ndodh pasi ecuria e 3-4 viteve të fundit për ta dhe për ne është e njëjtë, të dy palët kërkojnë të ngrenë disi imazhin pas disa paraqitjeve aspak të kënaqshme”.
“Kemi të paktën sigurinë që jemi mes 8 ekipeve më të mira në Evropë dhe nuk jemi mundur asnjëherë në një grup aspak të lehtë, por kjo nuk mjafton për të ecur më tej në këtë turne”.
“Nuk jemi favoritë, e nëse do të thosha të kundërtën do të më quanin të çmendur. Spanja është dy shkallë mbi të gjithë, ndërsa Gjermania e ndjek një shkallë më poshtë. Nuk jemi më të fortët, por nuk do të thotë se që tani jemi të humbur”, deklaroi portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Italisë. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Friday, 22 June 2012 18:01