Mario Baloteli është i pandreqshëm dhe gjithmonë bën diçka që sjell kritika dhe e bën të jetë në faqet e para të gazetave. Këtë radhë, sulmuesi italian ka preferuar të injorojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, duke preferuar të pushojë në vend që të ndjekë urdhrat e përgatitësit atletik të kombëtares italiane.
Kameramanët dhe fotoreporterët e pranishëm në stërvitjen e Italisë kanë fiksuar këtë moment dhe fotografitë dhe videot kanë përfunduar menjëherë në të gjitha faqet e internetit, duke treguar për të disatën herë pse sulmuesi irriton shumë shpesh njerëzit.
Sipas shtypit anglez, kjo mund të jetë një armë më shumë për kombëtaren e Anglisë në çerekfinalen kundër Italisë. Gazetarët kanë sugjeruar se ngacmimi i Balotelit gjatë ndeshjes do ta shtynte atë të bënte një marrëzi në fushë dhe të ndëshkohej me karton të kuq.
Por portieri i Anglisë, shok skuadre me Balotelin te Mançester Siti, Xho Hart, mendon se kjo taktikë nuk duhet përdorur.
“Nuk mendoj se shpërthimet e tij vijnë nga gjërat që ndodhin në fushën e lojës. Nëse ndodh ndonjë gjë, vjen nga situata rrotull tij, jashtë fushës. Nuk e di nëse do të luajë titullar apo jo, por ai është një rrezik real për kombëtaren tonë. Unë dhe Leskot e njohim mirë, ndaj do të jetë interesante të shohim çfarë do të shpikë kundër nesh”, tha Hart. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Thursday, 21 June 2012 17:00