Përfaqësuesja greke, surpriza e deritanishme e Euro 2012, ka kaluar më shumë kohë gjatë të dielës duke u marrë me rezultatet e zgjedhjeve në vendlindje, sesa duke u përgatitur për çerekfinalet kundër Gjermanisë.
Por futbollistët kanë bërë të qartë se ndeshja kundër shtetit më të fortë të Eurozonës nuk do të kthehet në një çështje politike.
“Kjo ndeshje nuk do të ketë asnjë impakt mbi atë që ndodh në ekonomi apo politike. Po flasim për futboll, për sport”, deklaroi mesfushori Gianos Maniatis. “Ajo që ka rëndësi për ne është t’i japim pak kënaqësi grekëve, t’i bëjmë të festojnë pak pas gjithë asaj që po ndodh”.
Pasi Gjermania kërkoi masa më të rrepta ekonomike ndaj Greqisë, situata mes dy vendeve është tensionuar ndjeshëm dhe kjo mund të ketë pasoja edhe në këtë ndeshje futbolli.
“Ata (gjermanët) kanë në mendjen e tyre sikur e gjitha situata është rreth politikës”, tha zëdhënësi për shtyp i kombëtares greke, Panos Korkodilos. “Nuk është kështu, ky është thjesht futboll. Ai është karakteri i tyre, jo i yni”, tha ai.
Situata është ndezur edhe më shumë kur mediat gjermane publikuan lajmin se një nga zyrtarët e Federatës Gjermane, pas fitores me Danimarkën, kishte ftuar kancelaren Anglea Merkel në ndeshjen çerekfinale “që t’u dhembte më shumë”. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Monday, 18 June 2012 17:37