Gjermania ka mundur me lehtësi 4-2 përfaqësuesen greke për të prenotuar një vend në gjysmëfinalet e Euro 2012. Pavarësisht ndryshimeve në formacion dhe nënvlerësimit në disa raste, skuadra e Lëv tregoi superioritetin e dukshëm ndaj ballkanasve, të cilët shihej qartë që mendonin vetëm si të mbyllnin ndeshjen me një diferencë të ngushtë golash.
Trajneri Lëv çuditi me zgjedhjen e formacionit, duke lënë jashtë treshen ofensive Gomez-Myler-Podolski, për të aktivizuar Shurle-Klose-Reus. Që në fillim ishin favoritet e turneut ata që dominuan dhe krijuan raste të njëpasnjëshme në portën greke, duke shfrytëzuar gabimet e shumta të ekipit kundërshtar. Kur kishin mbetur vetëm 6 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, ishte kapiteni Filip Lahm ai që arriti të shënojë, pas një gjuajtje me të djathtën në hyrje të zonës.
Kur mendohej se Gjermania do të thellonte diferencën në pjesën e dytë, ishte Greqia që barazonte me Samaras pas një kundërsulmi që gjeti të papërgatitur mbrojtjen gjermane.
Por çudia greke zgjat vetëm 6 minuta, aq sa i duhen Klose për të gjetur një gol me kokë pas harkimit të Ozil. Më pas, sulmuesi jep edhe pasimin për Reus, që nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë për herën e katërt.
Në fund, ka pak nder përsëri për Greqinë që fiton një 11metërsh të transformuar saktësisht nga Salpingidis, që të paktën i jep kënaqësinë grekëve të dalin me kokën lart nga kjo ndeshje.
Në gjysmëfinale, skuadra gjermane do të ndeshet me fituesen e çiftit Angli-Itali. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Friday, 22 June 2012 23:15