Nëse një javë më parë dikush do të kishte thënë se Çekia do të merrte vendin e parë në Grupin A, as vetë lojtarët çekë nuk do ta kishin besuar, pas asaj humbje turpëruese 4-1 përballë Rusisë. Por pas fitores 2-1 me Greqinë, ka ardhur një tjetër më e rëndësishme 1-0 kundër Polonisë që ka çuar këtë skuadër në çerekfinale si kryesuese e Grupit A.
Në një ndeshje ku fituesi kishte të sigurt vendin në çerekfinale, polakët ishin favoritë, po nuk luajtën si të tillë. Ndonëse të mbështetur fuqimisht nga një tifozeri e zjarrtë, ata dhanë shumë pak nga vlerat e tyre në pjesën e parë, ndërsa në të dytën i leshuan krejtësisht kontrollin e lojës ekipit çek.
Portieri i vendasve Titon bëri dy herë mrekullinë ndaj Shivok dhe Baros, por nuk mundi të bënte asgjë ndaj gjuajtjes së Jiraçek në minutën e 73-të, që i dha avantazhin Republikës Çeke.
Më pas, çekët u mbyllën në mbrojtje dhe morën këtë fitore të rëndësishme, edhe pse në sekondat e fundit të shtesës mund t’i kishin dhënë lamtumirën çerekfinaleve po të mos ishte për Kadlec që largoi me kokë gjuajtjen e Blazhçzikovskit, që kishte mposhtur portierin Çeh.
Në çerekfinale, kombëtarja çeke do të përballet me ekipin e dytë të dalë nga Grupi B. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Greqi-Rusi 1-0
45’+2’ Karagunis
Republika Çeke-Poloni 1-0
73’ Jiraçek
Renditja
R. Çeke 6 4-5
Greqi 4 3-3
Rusi 4 5-3
Poloni 2 2-3
Çerekfinalet
21.06.2012
Republika Çeke-2B 20:45
22.06.2012
1B-Greqi 20:45
23.06.2012
1C-2D 20:45
24.06.2012
1D-2C 20:45
Saturday, 16 June 2012 22:26