Sulmuesi i Holandës, Klas-Jan Huntelar, ka pranuar se ai është shumë nervoz para sfidës së të dielës përballë Portugalisë. Holanda shkon në ndeshjen e fundit në grup me vetëm një opsion, fitoren, pasi është mundur në dy ndeshjet e para dhe ka një shans minimal për të kaluar në turin tjetër.
Holandezëve u duhet një sukses me dy apo më shumë gola ndaj Portugalisë, ndërsa edhe Gjermania duhet të mposhtë Danimarkën në sfidën tjetër të Grupit B.
“Po, e ndjej veten shumë nervoz për ndeshjen e fundit. Por ndjej energji pozitive për takimin që përfaqëson shansin tonë të fundit në këtë turne. Ne na duhet të shënojmë dy herë, ndërsa jam i bindur se Gjermania do ta mundë Danimarkën”, tha ai para gazetarëve.
Trajneri Van Marvijk ka bërë të qartë se do të ketë ndryshime të rëndësishme në formacion dhe skuadra pritet të shfaqet në fushën e lojës me një reshtim ku Huntelar do të formojë dyshen e sulmit me Van Persin. Ndërsa pas krahëve të tyre do të rreshtohen Roben, Shnajder e Van Der Vart, duke lënë përfundimisht në stol Van Bomel dhe Afellai, dy të sakrifikuarit e mëdhenj në ndeshjen për jetë a vdekje që luajnë “tulipanët”. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Renditja
Gjermani 6 3-1
Danimarkë 3 3-3
Portugali 3 3-3
Holandë 0 1-3
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Gjyqtar: Karlos Velasko Karbajo (Spanjë)
Lviv (Ukrainë)
Saturday, 16 June 2012 16:15