Trajneri i Holandës, Bert Van Marvijk, nuk ka ngurruar të cilësojë “mungesën e kurajës dhe iniciativës” si arsyet kryesore të humbjes me Gjermaninë, duke drejtuar gishtin te paaftësia si e mbrojtjes ashtu edhe e mesfushës.
“Ne u mundëm përballë një skuadre të mirë dhe nëse dëshiron të mposhtësh këtë Gjermani, duhet të jesh në maksimum si skuadër dhe si lojtarë. Ne nuk ishim, pasi një pjesë e lojtarëve nuk janë në formë. Fillimi i ndeshjes ishte në rregull, pastaj gjithçka shkoi keq në fazën mbrojtëse. Përpara, Van Persi luajti mirë, por mesfushorët e krahëve nuk vunë në rrezik asnjëherë mbrojtjen e tyre dhe nuk ishin të shpejtë”.
Mendimit të trajnerit i është bashkuar edhe Arjen Roben, i cili e ka patur shumë të vështirë të depërtoj mes kundërshtarëve, ku shumë prej të cilëve i ka shokë skuadre te Bajern Mynih.
“Nuk ka bashkëpunim mes linjave të skuadrës tonë. Ka shumë hapësira dhe nuk komunikojmë dot me njëri-tjetrin. Kjo e bën të vështirë edhe të rikuperosh topin. Në këto momente nuk jemi një skuadër e qëndrueshme, siç ishim dy vite më parë. Këtu nuk e ka fajin vetëm një repart, e ka fajin e gjithë skuadra”, ishte kritika e tij e hapur.
Ndërkohë, Van Marvijk ka insistuar me idenë e tij se “tulipanët” kishin dështuar sidomos në karakter. “Kur humbet, duhet të thuash që duhet të jesh më guximtar për të sulmuar. Ne nuk ishim as të fortë mjaftueshëm, as guximtarë mjaftueshëm në mbrojtje. Mungonin edhe duelet një kundër një në mesfushë. Na mungonte thuajse gjithçka”, pranoi ai. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Renditja
Gjermani 6 3-1
Danimarkë 3 3-3
Portugali 3 3-3
Holandë 0 1-3
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Thursday, 14 June 2012 10:50