Niklas Bendtner mund të përballet me sanksione të UEFA-s për shkak të publicitetit të fshehtë pasi ka treguar mbathjet me emrin e një kompanie pasi shënoi në humbjen 3-2 të Danimarkës përballë Portugalisë.
Bendtner, autor i të dy golave për ekipin e tij, tregoi mbathjet pasi gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa në to ishte shkruar emri i kompanisë irlandeze të basteve “Paddy Power”. Gjithçka duket se ka qenë e organizuar më përpara pasi kompania në fjalë ka dalë menjëherë me një deklaratë duke përgëzuar lojtarin danez.
“Jam shumë i lumtur për Niklas, një paraqitje e jashtëzakonshme sonte. Nuk kam dyshime që fati irlandez, falë mbathjeve tona, e ndihmoi atë të gjente dy herë rrugën e rrjetës”, ishte komenti i Ken Robertson, përfaqësues i kësaj kompanie.
Po UEFA nuk do të shfaqet po aq entuziaste për futbollistin, pasi veprimet e Bendtner janë një thyerje e qartë e rregullave mbi reklamat e fshehta gjatë ndeshjeve. Për më tepër gjatë turneve, çdo gjë kontrollohet me imtësi, pasi sponsorët e aktiviteteve të këtyre përmasave paguajnë miliona euro pikërisht për të mos patur asnjë konkurrencë. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Holandë-Danimarkë 0-1
24’ Krohn Dehli
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Holandë-Gjermani 1-2
73’ Van Persi / 23’, 38’ Mario Gomez
Renditja
Gjermani 6 3-1
Danimarkë 3 3-3
Portugali 3 3-3
Holandë 0 1-3
17.06.2012
Portugali-Holandë 20:45
Kharkiv (Ukrainë)
Danimarkë-Gjermani 20:45
Lviv (Ukrainë)
Thursday, 14 June 2012 08:01