|
|
Saturday, 12 May 2012 14:14 LeBron Xhejms ka marrë titullin MVP (Lojtari më i vlefshëm) i sezonit të rregullt për herën e tretë në karrierën e tij, duke u renditur përkrah disa prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.
Zyrtarizmi pritet të vijë nesër, ndërsa trofeu do t’i dorëzohet basketbollistit para ndeshjes së parë të gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes ku Majemi pret Indianan.
Xhejms e fiton titullin për herë të tretë në katër sezonet e fundit. Vetëm 7 lojtarë të tjerë në historinë e NBA kanë tre apo më shumë MVP në karrierën e tyre: Karim Abdul-Xhabar (6), Majkëll Xhordan (5), Bill Rasëll (5), Uilt Çambërlein (4), Lerri Bërd (3), Mexhik Xhonson (3) dhe Moses Malon (3).
Në këtë sezon, “Mbreti” Xhejms ka regjistruar një mesatare për ndeshje prej 27.1 pikësh, 7.9 topa në tabelë dhe 6.2 pasime. Po t’i shtosh kësaj edhe 53% në saktësinë e gjuajtjeve dhe 1.9 vjedhje për ndeshje, statistikat e tij kalohen vetëm nga Majkëll Xhordan në sezonin 1988-89.
LeBron Xhejms bëhet basketbollisti i parë i Majemit që fiton trofeun e MVP me fanellën e kësaj skuadre. Dy trofetë e mëparshëm ai i ka fituar në vitet 2009 dhe 2010, me fanellën e Kliveland. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »