|
|
Thursday, 10 May 2012 11:40 Majemi ka kaluar në turin tjetër të play-off, duke mundur sipas të gjitha parashikimeve në ndeshjen e pestë skuadrën e Nju Jork me rezultatin 106-94 dhe për të mbyllur serinë me suksesin 4-1. Ndonëse Karmelo Entoni ka dhuruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer realizuese me 35 pikë e 8 topa në tabelë, miku i tij i ngushtë LeBron Xhejms ka treguar se e do më shumë se kurrë titullin e kampionit të NBA, duke realizuar 29 pikë, 8 topa në tabele e 7 pasime. Tashmë Majemin në turin tjetër e pret një ekip shumë më i fortë, Indiana, ndërsa ndeshjet mes tyre fillojnë të dielën.
Për të përcaktuar fituesin mes Memfis dhe LA Klipërs do të duhet të paktën edhe ndeshja e 6-të, pasi tashmë seria ka shkuar në rezultatin 3-2 për kalifornianët. Memfis është kthyer në garë falë fitores 92-80, ku më i rëndësishëm ishte fakti se kjo skuadër gjeti si të bllokojë Kris Pol (19 pikë) dhe Bleik Grifin (15 pikë, 11 topa në tabelë) që i kishin masakruar në ndeshjet e mëparshme. Nga ana tjetër, Mark Gasol (23 pikë, 7 topa në tabelë) dhe Zak Randolf (19 pikë, 10 topa në tabelë), janë kthyer në nivelet e sezonit të kaluar dhe tani pretendojnë të “vjedhin” ndeshjen e radhës në fushën e LA Klipërs për të rimarrë kontrollin e kësaj serie spektakolare. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Jork (1)-Majemi (4) 94-106
LA Klipërs (3)-Memfis (2) 80-92
Sonte
Çikago (2)-Filadelfia (3)
Atlanta (2)-Boston (3)
LA Leikërs (3)-Denver (2)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »