|
|
Tuesday, 08 May 2012 11:41 LA Klipërs është vetëm një hap pranë kalimit në turin e dytë të play-off, që i mungon kësaj skuadre prej vitit 2006, ndërsa mundi 101-97 në kohën shtesë Memfis për të çuar serinë në 3-1. Kalifornianët u udhëhoqën nga Kris Pol, në një formë të shkëlqyer, që mori përsipër thuajse çdo gjuajtje vendimtare si në minutat e fundit të ndeshjes, ashtu edhe në kohën shtesë, duke përfunduar takimin me 27 pikë, 9 topa në tabelë e 7 pasime. Një kontribut të rëndësishëm në këtë sfidë dha edhe Bleik Grifin i cili regjistroi 30 pikë, 5 topa në tabelë e 7 pasime.
Majk Konlei (25 pikë, 7 topa në tabelë, 8 pasime) dhe Rudi Gei (23 pikë, 7 topa në tabelë) ishin protagonistët kryesorë për Memfis, që tashmë shpreson të ringjallë shpresat për kualifikim me një fitore të mundshme në sfidën e pestë që luhet në fushën e saj.
San Antonio,ashtu siç ishte parashikuar, ka mundur lehtësisht 87-81 Utah dhe ka mbyllur serinë me rezultatin 4-0, duke kaluar në raundin tjetër. Skuadra e Greg Popoviç po dominon dhe po tregon përveç të tjerave që është ekipi më i kompletuar i NBA edhe në stol, me emra si Manu Xhinobili apo Stefen Xhekson, të cilët kanë eksperiencën e titujve të mëparshëm kampion me këtë skuadër. San Antonio tani pret me vëmendje se si do të zgjidhet dueli mes LA Klipërs dhe Memfis, pasi do të përballet me fituesin e kësaj sfide në raundin tjetër të play-off. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
San Antonio (4)-Utah (0) 87-81
Memfis (1)-LA Klipërs (3) 97-101
Sonte
Orlando (1)-Indiana (3)
Boston (3)-Atlanta (1)
Filadelfia (3)-Çikago (1)
Denver (1)-LA Leikërs (3)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »