Totenhemi ka arritur më në fund t’i rikthehet fitoreve, pas pesë ndeshjesh radhazi pa shijen e tyre duke barazuar përsëri Arsenalin në vendin e tretë në renditje. Ka qenë një sukses i rëndësishëm ai 3-1 ndaj Suonsi, një skuadër që u ka krijuar probleme të gjitha skuadrave më të mëdha në Angli.
Van Der Vart kaloi në avantazh Totenhem në minutën e 19-të me një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërsa vendasit humbën shumë raste për të dyfishuar rezultatin. Por Suonsi u kundërpërgjigj me Sigurdson në pjesën e dytë të ndeshjes, duke vënë në diskutim rezultatin e ndeshjes. U deshën dy gola të Emanuel Adebajor për të siguruar këtë fitore që ngjit skuadrën e Herri Redknap në kuotën e 53 pikëve, aq sa Arsenali, ndërsa ruhet një distancë sigurie prej 5 pikësh ndaj Çelsit.
Por një skuadër tjetër që rrezikon pozitat e londinezëve është Njukasëll, që ka fituar 2-0 ndaj Liverpulit, duke iu ngjitur pikërisht Çelsit në vendin e pestë në kampionat. Papis Vise shënoi dy golat për skuadrën e tij, ndërsa Liverpuli është në krizë të thellë, të treguar më së miri nga nervozizmi i panevojshëm i Pepe Reina, që u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë Përç. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Njukasëll-Liverpul 2-0
Totenhem-Suonsi 3-1
Renditja
Mançester Junajtid 73, Mançester Siti 71, Arsenal 58, Totenhem 58, Çelsi 53, Njukasëll 53, Everton 43, Liverpul 42, Sandërlend 41, Suonsi 39, Noruiç 39, Fullhem 39, Stouk 38, Uest Bromuiç 36, Aston Vila 33, Bolton 29, Bllekbërn 28, QPR 28, Uigan 28, Ulvërhempton 22.
Sunday, 01 April 2012 18:58