Sër Aleks Ferguson ka cilësuar golin e Antonio Valencia si “përshkrues historik” të Mançester Junajtid, pasi skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Bllekbërn për t’u shkëputur më tej në kreun e renditjes së kampionatit anglez. Junajtid dominoi ndeshjen por nuk po gjente rrugën e rrjetës, deri në minutën e 81-të kur një gjuajtje e forte Valencias i kaloi ata në avantazh, ndërsa më pas ishte Eshli Jang që vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.
“Ky është një gol i rëndësishëm. Ai përshkruan vetë historinë e klubit tonë. Nëse nuk e provon të gjuash, nuk do ta kuptosh kurrë nëse mund ta shënosh një gol të tillë apo jo”.
“Kjo ishte një natë e gjatë, na duhej vetëm të kishim durim dhe morëm frytet për të. Nuk është se krijuam shumë raste por ishte shumë e vështirë të siguroje një gol me mënyrën se si mbrohej Bllekbërn”.
“Na kanë mbetur edhe 7 ndeshje dhe eksperienca ime në këto situata thotë se nuk ka rëndësi sa është totali i pikëve në këtë moment, ajo që ka më shumë rëndësi është të mundohemi të fitojmë ndeshjen e të dielës”, ishin fjalët e Ferguson. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 April 2012 08:32