Mançester Siti nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 në shtëpi përballë Sandërlendit, duke mos mundur të kapë Mançester Junajtid në kreun e renditjes dhe duke i dhënë mundësinë këtyre të fundit të shkojnë +5 pikë në renditje nëse fitojnë të hënën ndaj Bllekbërn.
Skuadrës së Mançinit i është dashur të vuajë shumë edhe për këtë pikë, pasi deri 5 minuta para përfundimit të sfidës ishte në disavantazh të dy golave me rezultatin 1-3. Por dy gola të Balotelit dhe Kolarov brenda një minute kanë bërë që Siti të marrë të paktën një pikë nga kjo sfidë dhe të shkojë -2 pikë nga Mançester Junajtid.
Ndërkohë Çelsi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 4-2 në fushën e Aston Vilës. Kthimi i Ivanoviç në radhët e londinezëve duket se ka ndihmuar këtë skuadër pasi mbrojtësi shënoi dy gola, kurse Fernando Torres ishte përsëri protagonist me golin e fundit të ndeshjes në minutat shtesë. Suksesi çon Çelsin vetëm dy pikë larg Totenhemit në luftën për vendin e katërt në renditje. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
QPR-Arsenal 2-1
Fullhem-Noruiç 2-1
Aston Vila-Çelsi 2-4
M. Siti-Sandërlend 3-3
Everton-Uest Bromuiç 2-0
Ulvërhempton-Bolton 2-3
Uigan-Stouk 2-0
Renditja
Mançester Junajtid 73, Mançester Siti 71, Arsenal 58, Totenhem 55, Çelsi 53, Njukasëll 50, Everton 43, Liverpul 42, Sandërlend 41, Suonsi 39, Noruiç 39, Fullhem 39, Stouk 38, Uest Bromuiç 36, Aston Vila 33, Bolton 29, Bllekbërn 28, QPR 28, Uigan 28, Ulvërhempton 22.
Saturday, 31 March 2012 20:57