LA Klipërs kanë marrë nofkën “banda e ajrit” për shkak të lojës spektakolare që bëjnë, pavarësisht emrit të kundërshtarëve që kanë përballë. Këtë radhë, magjinë e tyre e kanë provuar kryesuesit e NBA, Oklahoma Siti Thandër, të cilët pavarësisht 36 pikëve të Kevin Durant dhe 31 pikëve të Rasëll Uestbruk, nuk kanë mundur të ndalin kombinimet spektakolare të Kris Pol (22 pikë, 14 pasime) me Bleik Grifin (22 pikë, 7 topa në tabelë). Ky i fundit ka dhuruar edhe një nga zhytjet më spektakolare të sezonit, duke kaluar mbi Kendrik Përkins, një nga mbrojtësit më të fortë në NBA, ndërsa video është kthyer menjëherë ndër më të komentuarat në Twitter.
Ndërkohë, në takimet e tjera, Majemi ka vazhduar serinë e fitoreve, duke regjistruar të 5-tën radhazi, falë fitores 109-95 ndaj Nju Orlins. Edhe Dallas merr një fitore të rëndësishme në Feniks, duke ngjitur shkallët e klasifikimit në Konferencën e Perëndimit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
30.01.2012
Orlando-Filadelfia 69-74
Çikago-Uashington 98-88
Nju Orlins-Majemi 95-109
San Antonio-Memfis 83-73
Detroit-Miluoki 82-103
Minesota-Hjuston 120-108
Dallas-Feniks 122-99
Portland-Utah 89-93
Oklahoma-LA Klipërs 100-112
Tuesday, 31 January 2012 09:31