Është përvijuar tashmë lista e pretendentëve për titullin e NBA në këtë sezon. Në të dy konferencat, janë shfaqur qartë kush janë skuadrat më të forta, pasi ata kanë arritur të shkëputen ndjeshëm nga pjesa tjetër e ekipeve.
Konferenca e Lindjes po dominohet nga Çikago, e cila pavarësisht mungesave të Rouz e Noah ka mundur Sharlot me rezultatin 93-89. Pas saj vijnë Orlando dhe Majemi, ku kjo e fundit ka triumfuar 113-92 ndaj Filadelfia, një tjetër ekip që shfaqet mes pretendentëve këtë sezon.
Konferenca e Perëndimit duket se tashmë është dorëzuar përballë fuqisë së Oklahoma Siti Thandër, të cilët kanë treguar se janë të aftë edhe të mbrojnë me efikasitet duke mundur Nju Xhersin me rezultatin 84-74. Skuadra e dytë në renditje tashmë është Denver, që ka mundur Nju Jorkun 119-114 pas dy kohëve shtesë dhe ka çuar në 6 numrin e fitoreve radhazi. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
21.01.2012
Kliveland-Atlanta 94-121
Filadelfia-Majemi 92-113
Portland-Detroit 91-94
Denver-Nju Jork 119-114
Sakramento-Memfis 95-128
Sharlot-Çikago 89-93
San Antonio-Hjuston 102-105
Oklahoma-Nju Xhersi 84-74
Dallas-Nju Orlins 83-81
Minesota-Utah 98-108
Sunday, 22 January 2012 09:12