LA Leikërs janë kthyer përsëri “pronarë” të derbit, duke arritur të mposhtin 96-91 LA Klipërs për dominimin në qytet. Nëse në ndeshjen e para të sezonit historia foli për Klipërs, këtë radhë Leikërs kanë përfituar nga kontributi i Pau Gasol, i cili përveç 23 pikëve dhe 10 topave në tabelë, shërbeu si arma kryesore për të ndalur Bleik Grifin, që gjithsesi arriti të shënonte 26 pikë dhe 9 topa në tabelë.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera për t’u regjistruar është humbja e Çikago në fushën e saj përballë Indiana me rezultatin 95-90. Bulls vazhdojnë të mbeten skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes por kanë humbur vendin e parë në renditjen e përgjithshme të NBA që tashmë mbahet nga Oklahoma Siti Thandër. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
25.01.2012
Nju Jork-Kliveland 81-91
Sharlot-Uashington 75-92
Nju Xhersi-Filadelfia 97-90
Majemi-Detroit 101-98
Indiana-Çikago 95-90
Miluoki-Hjuston 105-99
Nju Orlins-Oklahoma Siti 91-101
Atlanta-San Antonio 83-105
Minesota-Dallas 105-90
Toronto-Utah 111-106
Denver-Sakramento 122-93
Portland-G. Steit 93-101
LA Klipërs-LA Leikërs 91-96
Thursday, 26 January 2012 09:02