Majemi dhe Çikago kanë dhuruar një nga ndeshjet më emocionuese të sezonit në përballjen e parë mes tyre, duke treguar qartë se presin me padurim që të vihen përballë njëri-tjetrit në playoff. Skuadra e LeBron Xhejms (35 pikë, 11 topa në tabelë, 5 pasime) ka fituar mes drithërimave 97-93, ndërsa Derrik Rouz (34 pikë, 6 topa në tabelë, 6 pasime) ka humbur mundësinë t’i jepte suksesin ekipit të tij duke gabuar dy gjuajtje të lira në sekondat e fundit të takimit.
Në ndeshjet e tjera, regjistrohen suksese të rëndësishme për të dy skuadrat e Los Anxhelos, të cilat e marrin veten nga humbje të njëpasnjëshme dhe kthehen mes pretendentëve. Për LA Klipërs, suksesi 109-105 ndaj Denver ka qenë më domethënës pasi Denver është aktualisht ndër skuadrat më në formë në Konferencën e Perëndimit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
29.01.2010
Çikago-Majemi 93-97
Toronto-Nju Xhersi 94-73
Kliveland-Boston 88-87
Indiana-Orlando 106-85
San Antonio-Dallas 100-101
LA Leikërs-Minesota 106-101
Atlanta-Nju Orlins 94-72
LA Klipërs-Denver 109-105
Monday, 30 January 2012 09:04