LA Leikërs vazhdojnë të dhurojnë paraqitje me dritë-hije, duke kombinuar ndeshje të shkëlqyera me ato ku duket se gjithçka ecën në mënyrën gabuar. Kjo e fundi ka qenë mënyra se si kalifornianët janë paraqitur përballë Miluoki, duke u mundur 100-89 dhe duke dalë nga 8-shja e më të mirëve në Konferencën e Perëndimit.
Si zakonisht, kjo Konferencë është përfshirë në një garë të ethshme, pasi mes pretendentëve tani figurojnë ekipe surprizë si Denver, Hjuston e Utah që kanë kaluar çdo parashikim në këtë pjesë të parë të sezonit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
28.01.2012
Uashington-Sharlot 102-99
Detroit-Filadelfia 74-95
Nju Jork-Hjuston 84-97
LA Leikërs-Miluoki 89-100
Sakramento-Utah 93-96
Memfis-Feniks 84-86
Sunday, 29 January 2012 09:03