Duejn Uejd ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer më në formë se kurrë, duke ndihmuar Majemin të triumfojë ndaj Nju Jork. Ndonëse Majemi ka fituar pjesën më të madhe të ndeshjeve kur Uejd ka munguar, dueti që ai ka rikthyer me LeBron Xhejms ka qenë spektakolar dhe Nju Jork është dorëzuar 99-89 përballë superfuqisë së këtyre dy lojtarëve, duke tentuar pa sukses që të fitonte me gjuajtjet nga distanca.
Në ndeshjet e tjera të natës, bien në sy fitoret e dy skuadrave që aktualisht kryesojnë Konferencat, Çikago dhe Oklahoma. Për këtë të fundit, është dashur një paraqitje e jashtëzakonshme e të gjithë repartit ofensiv për të fituar 120-109 ndaj Golden Steit pasi këta të fundit kërkonin të ndalnin një tjetër pretendent, pas fitoreve të regjistruara kundër Majemi e Çikago. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
27.01.2012
Sharlot-Filadelfia 72-89
Indiana-Boston 87-94
Atlanta-Detroit 107-101
Nju Xhersi-Kliveland 99-96
Orlando-Nju Orlins 67-93
Uashington-Hjuston 76-103
Miluoki-Çikago 100-107
Nju Jork-Majemi 89-99
San Antonio-Minesota 79-87
Utah-Dallas 101-116
Toronto-Denver 81-96
Feniks-Portland 71-109
Oklahoma-G. Steit 120-109
Saturday, 28 January 2012 09:01