Federata Australiane e Futbollit ka vendosur të dënojë me një ndeshje pezullim sulmuesin shqiptar Besart Berisha, për incidentet që ndodhën pas takimit Sidnei-Brisbein.
Vendimi u dha dje nga Komisioni i Disiplinës, i cili saktësoi se lojtari ka edhe një tjetër javë dënim “me kusht”, që do të thotë se kjo javë hyn në fuqi nëse lojtari bën një tjetër gjest antisportiv.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse vendimi do të apelohet apo jo nga klubi i Brisbein, i cili do të donte ta kishte futbollistin në dispozicion për ndeshjen e fundjavës kundër Melburnit të vendit të tretë në renditje.
Berisha u shpall “fajtor” pasi kishte shkelur Kodin Kombëtar të Sjelljes me veprimet e tij. (LajmeShqip.com)
Thursday, 19 January 2012 16:02